Gazetaria Mercenare: Roli i Berat Buzhalës në Destabilizimin e Demokracisë së Kosovës
Taktikat mercenare të Berat Buzhalës, lidhjet e fshehta dhe keqpërdorimi i mediave për të minuar demokracinë e Kosovës kërkojnë veprime urgjente për të mbrojtur sigurinë kombëtare.
Berat Buzhala, një ish-politikan i kthyer në 1magnat mediatik, ka qenë për një kohë të gjatë një figurë kontroverse në Kosovë. Lidhjet e tij të thella me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe kalimi i tij në botën e medias janë shënuar nga akuza të vazhdueshme për korrupsion, manipulim dhe lidhje të dyshimta. Ndër lidhjet më shqetësuese është ajo me 2Zvonko Veselinovic, një kriminel serb që është vendosur në 3listën e zezë nga Shtetet e Bashkuara për përfshirjen e tij të gjerë në krimin e organizuar. Aktivitetet kriminale të Veselinoviqit përfshijnë organizimin e trazirave dhe vrasjeve politike, duke e bërë atë një nga figurat më të rrezikshme në Ballkan.
Në këtë video të shkëputur, ish-Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ia flet në sy Berat Buzhalës dhe karakterit të tij prej mercenari.
Ju, ende mendoni se zt. Buzhala është njeri i besueshëm kur ai ju thotë se ai është i pavarur dhe se është gazetar? Kush nga ju me profesionin e gazetarit i keni fituar €95,000.00?
Lidhjet Politike dhe Përfshirjet Kriminale
Lidhjet e Buzhalës me figura të tilla ngrenë shqetësime të mëdha, veçanërisht në kontekstin e 4akuzave të fundit kundër tij. Përveç lidhjeve të tij me Veselinovic, vetë Buzhala ka pranuar të jetë 5hetuar nga Agjencia e Inteligjencës së Kosovës për lidhje të supozuara me Rusinë. Edhe pse e pranoi këtë fakt, ai u përpoq ta minimizonte seriozitetin e situatës, duke e trajtuar çështjen sikur të ishte një shaka. Kjo qasje e lehtë ndaj një akuze kaq të rëndë vetëm sa thellon dyshimet rreth lidhjeve dhe qëllimeve të tij të vërteta.
Në përgjigje të reagimeve ndaj 6raportimit të Nacionales, Buzhala nëpërmjet një postimi në Facebook është përpjekur t’i mbroj veprimet e medias së tij. Ai pretendoi se nuk kishte qëllim të dëmtonte askënd kur ai dhe stafi i tij vendosën të mbulonin rastin tragjik të vrasjes në Ferizaj. Buzhala sugjeroi se organizatat për të drejtat e grave dhe shoqëria civile, të cilat kishin heshtur përballë ashtuquajturës "histeri" të Presidentes Osmani, do të turpëroheshin pasi të publikohej materiali i plotë. Ai siguroi se nuk po shantazhonte as kërcënonte askënd, por po përgatitej të zbulojë përballjen midis viktimës dhe autorit të krimit. Pa dëshmi? A po përpiqet Buzhala të na bëjë të mendoj me nënkuptime se Presidentja qenka fajtore për një krim të kryer nga një individ jo i lidhur me të, i rritur dhe i vetëdijshëm? Çfarë po kërkon Buzhala me këtë pretendim nënkuptues?
Megjithatë, ky postim në fakt e bënë më shumë të inkriminuar Buzhalën sesa për ta shfajësuar atë. Fakti që Nacionale publikoi këto akuza të rënda pa bashkangjitur një emër të autorit të artikullit është shumë domethënës. Kjo sugjeron se media po përgatitet për një betejë të mundshme ligjore ku ata mund të pretendojnë se gjoja po persekutohen nga Presidentja, duke u paraqitur si viktima të një goditjeje të qeverisë ndaj lirisë së shtypit. Anonimiteti gjithashtu tregon që ky medium nuk është i gatshëm të përballet me llogaridhënie, një taktikë që shpesh përdoret nga ata që parashikojnë nevojën për t'i shpëtuar përgjegjësisë për veprimet e tyre jo etike dhe jo profesionale.
Manipulimi i Perceptimit Publik
Në një zhvillim edhe më shqetësues, Buzhala tregoi se Nacionale do t'i ofronte provat prokurorisë së shtetit, por jo publikut. Kjo është një shkelje flagrante e etikës gazetareske dhe një skandal në vetvete. Gazetarët nuk janë oficerë të zbatimit të ligjit apo prokurorë; roli i tyre është të informojnë publikun, jo të veprojnë si ndërmjetës për autoritetet. A po na tregon pa dashje zt. Buzhala se ai i ka përdorur informacionet në vazhdimësi për t’u pasuruar duke i shantazhuar figurat e ndryshme duke e përdorur gazetarinë si derë në hyrjen e xhepave të tyre?
Duke mbajtur “provat” larg publikut, Buzhala jo vetëm që po minon parimet e transparencës dhe përgjegjësisë, por po kompromenton edhe integritetin e profesionit fisnik të gazetarisë. Këto veprime sugjerojnë se Nacionale është më shumë e interesuar në manipulimin e informacionit për përfitime politike dhe financiare vetëm gjashtë muaj para zgjedhjeve në Kosovë, sesa të na tregoj të vërtetën. Kjo sjellje nuk është karakteristike për gazetarinë e përgjegjshme—ajo është një shenjë e një operacioni mercenar, duke përdorur prova të supozuara si mjet për të manipuluar rezultatet politike dhe detyruar dikë t’i hedh ca “taxhi”.
Dallimi midis roleve të gazetarëve dhe zyrtarëve të zbatimit të ligjit është themelor. Gazetarët kanë detyrimin të paraqesin provat para publikut, duke siguruar që raportimi i tyre të jetë transparent dhe të mund të verifikohet në mënyrë të pavarur. Kur gazetarët dorëzojnë provat e tyre tek policia apo prokuroria, ata po heqin dorë nga roli i tyre si vëzhgues të paanshëm dhe po bëhen instrumente të shtetit. Kjo minon vetë themelin e një shtypi të lirë, i cili ekziston për të mbajtur pushtetin në llogari, jo për të ndihmuar në ndjekjen penale shtetërore. “Gatishmëria” e deklaruar e Buzhalës për të dorëzuar provat në prokurori, ndërsa i mban ato larg publikut, ngre pyetje serioze rreth qëllimeve të tij dhe diskrediton më tej pretendimet e tij për integritet gazetaresk.
7Reagimi i Shoqatës së Gazetarëve të Kosovës (AGK) ndaj këtij skandali është një skandal tjetër në llojin e tij. AGK-ja dënoi me shpejtësi reagimin e Presidentes Osmani ndaj raportimit të Nacionales, duke e paraqitur atë si një kërcënim për lirinë e shtypit. Megjithatë, AGK-ja qëndroi në heshtje për manovrat mercenare të Nacionales, të cilat janë një shtrembërim i qartë i gazetarisë profesionale. Duke injoruar sjelljen e pandershme të Nacionales, AGK-ja jo vetëm që ka dështuar të mbajë standardet e profesionit fisnik gazetaresk, por gjithashtu është përfshirë në këtë skandal. Indinjata e tyre selektive sugjeron një bashkëfajësi të shqetësueshme dhe ngre pyetje rreth integritetit të vetë shoqatës. Ata, pafundësisht e kanë dëshmuar se nuk kanë integritet, të paktën deri tani sa unë po i shkruaj këta rreshta në këtë paragraf.
Mjegullat e Buzhalës, Një Kërcënim për Sigurinë Kombëtare
Duke analizuar operacionin e Berat Buzhalës në prizmin e dy disidentëve rusë, ngjashmëritë me manipulimin mediatik të stilit të Kremlinit bëhen të dukshme. Vladimir Bukovsky, një disident sovjetik që zbuloi taktikat propagandistike të regjimit sovjetik, mund të njohë metodat e Buzhalës si një version modern i atyre strategjive të njëjta dezinformuese—ku akuzat e pa verifikuara dhe provat e mbajtura peng përdoren për të krijuar konfuzion dhe mosbesim. Sergei Tretyakov, një ish-oficer i inteligjencës ruse që dezertoi në Shtetet e Bashkuara, mbase do t'i shihte veprimet e Buzhalës si një përpjekje të kalkuluar për të minuar demokracinë e Kosovës, duke pasqyruar përdorimin e medias nga Kremlini si një mjet për destabilizim.
Vetë shpërfillja e Buzhalës ndaj faktit që ai ka qenë cak i hetimeve nga inteligjenca kosovare për lidhje të supozuara me Rusinë, duke e trajtuar atë si një shaka, është një taktikë që rezonon me manipulimin cinik të përdorur shpesh nga mediat e lidhura me Kremlinin zyrtar. Kjo është pikërisht ajo që Anne Applebaum, një historiane dhe gazetare e njohur, paralajmëron kur përshkruan "mjegullën e rrejshme" që regjimet autoritare i përdorin për ta mjegulluar të vërtetën dhe për t’i destabilizuar shoqëritë.
Analistët perëndimorë si Peter Pomerantsev, i cili ka dokumentuar gjerësisht strategjitë mediatike të Kremlinit, do ta identifikonte qasjen e Buzhalës si pjesë të epokës më të gjerë "pas të vërtetës", ku qëllimi është të krijosh konfuzion dhe kontroll në vend se të informosh publikun. Në mënyrë të ngjashme, historiani i Universitetit Yale Timothy Snyder do t’i shihte veprimet e Buzhalës si një shembull klasik i "luftës informative", që synon të gërryejë besimin publik dhe të dobësojë themelet e qeverisjes demokratike.
8Por, në llogari të kujt Buzhala është duke u përpjekur pandalshëm të dobësoj themelet e shtetit të Kosovës?
Në këtë kontekst, operacioni i Buzhalës nuk është thjesht një përpjekje e ç’rregullt mediatike, por një formë e sofistikuar e manipulimit psikologjik, që pasqyron vetë taktikat që kanë destabilizuar kombe të tjera. Veprimet e tij, kur shihen përmes prizmit të këtyre dezertorëve dhe analistëve, zbulojnë një strategji të qëllimshme për të minuar sovranitetin e Kosovës, duke e bërë të domosdoshme në pikëpamjen time që Kosova ta njoh dhe të veproj në kundërshtimin e këtij kërcënimi serioz ndaj sigurisë tonë kombëtare.
Në kontekstin më të gjerë të peizazhit mediatik të Kosovës, veprimet e Berat Buzhalës dhe Nacionales janë thellësisht shqetësuese. Modeli i sjelljes së treguar nga Buzhala—lidhjet e tij me figura kriminale, shpërfillja e tij për etikën gazetareske dhe gatishmëria e tij për të vepruar si një mjet për interesa të huaja në dëm të Kosovës — përbëjnë një kërcënim të madh për sigurinë kombëtare. Vazhdimi i operimit të Nacionales minon besimin e publikut në media, destabilizon vendin dhe hap derën për aktorë të huaj (Serbinë dhe Rusinë dhe satelitët e tyre të korruptueshëm e të korruptuar tashmë) që të ushtrojnë ndikim të dëmshëm mbi proceset politike të Kosovës.
Kosova duhet të marrë masa vendimtare për të mbrojtur sovranitetin e saj dhe integritetin e vlerave demokratike si dhe peizazhit të saj mediatik dhe të sigurisë kombëtare dhe duhet ta bëjë atë që dje, jo sot, jo nesër, jo pasnesër. Kosova duhet ta bëjë veprimin tani.
Lejimi i figurave si Buzhala të operojnë pa kontroll është një rrezik për institucionet demokratike të vendit. Ashtu si 9Mbretëria e Bashkuar dhe 10Bashkimi Evropian morën masa për të mbyllur mediat e sponsorizuara nga shteti rus pasi Moska zyrtare filloi një operacion ushtarak në një përpjekje për ta pushtuar plotësisht Ukrainën në vitin 2022, Kosova duhet të konsiderojë marrjen e masave të ngjashme për të mbrojtur demokracinë dhe sigurinë e saj kombëtare. Prania e mediave mercenare si Nacionale nuk është çështje e lirisë së shtypit — është një çështje e sigurisë kombëtare. Dhe masat duhet të mirren tani, pa u bërë vonë.
Rreziqet janë të mëdha dhe Kosova nuk mund të lejojë që peizazhi i saj mediatik të kapet nga ata që i shërbejnë interesave të huaja. Ka ardhur koha që Kosova të marrë një qëndrim, të mbrojë demokracinë e saj dhe të sigurojë që media e saj të mbetet një forcë për të vërtetën dhe përgjegjësinë, një forcë që kërkon llogaridhënie nga pushteti dhe e mban pushtetin përgjegjës duke e edukuar kështu shoqërinë tonë për vlera cilësore e demokratike dhe duke ndikuar që të përmirësohen lidhjet e cilësisë sonë kolektive të t’menduarit dhe të t’marrurit vendime të matura për të ardhmen tonë, dhe jo të lejojë që media të përdoret si një mjet për manipulim dhe destabilizim të shoqërisë sonë, vlerave tona demokratike dhe themeleve të shtetit tonë dhe sigurisë sonë kombëtare. Integriteti i institucioneve demokratike të vendit varet nga kjo. Masat duhet të merren tani, pa vonesë. Pa hamendje.
'Magnat' do të thotë një person i pasur dhe me ndikim në biznes, i ngjashëm me fjalën angleze 'mogul'. Përdoret për të përshkruar dikë që ka shumë fuqi dhe ndikim në një industri të caktuar, siç është media, për shkak të pasurisë së tij dhe kontrollit mbi burime të rëndësishme.
Treasury Targets Corruption Networks Linked to Transnational Organised Crime — US Treasury.
Peizazhi Mediatik i Kosovës: Një Pasqyrë e Çarë që Reflekton Një Krizë më të Gjerë — SPOTLIGHT.
Berat Buzhala tregon se si u gjënd në listën e personave që "paguheshin" nga Rusia — Top Channel.
Osmani: As unë dhe as bashkëshorti im nuk kemi lidhje me rrethanat që shpien në vrasjen e mbrëmshme — NACIONALE.
“Hetim prej teje, Prindonit, e teposhtë”: Reagime ndaj Osmanit pas vrerit të madh ndaj Nacionales — NACIONALE.
Presidenca i reagon edhe AGK-së: “Osmani në asnjë mënyrë nuk ndërlidhet me rastin” — NACIONALE.